15:31 / E Enjte, 25 Prill 2024 / k.v

Fundjava me shumë risi në Prishtina Mall!

Në Prishtina Mall këto ditë na presin shumë ngjarje të bukura dhe interesante.

Te premten do të jetë hapja e  ‘Fashion and Friends’ me shumë brende të njohura si: Calvin Klein, Desigual, Guess, Boss, Hugo, Inuikii,  Liu•Jo, Lyle&Scot, Miss Sixty, Premiata, Replay, Scotch and Soda, Steve Madden, SuperDry, Timberland, Tommy Hilgfiger, Ugg, Wellensyteyn, Lovhe moschino.

Në ora 19:00 në të njëjtën ditë bëhet hapja e ‘Flori Gallery’, ku do të marrin pjesë 66 artistë të njohur, si dhe shumë personalitete nga show bizi dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare.
Kjo do te jete galeria më e madhe në vend.

Po ashtu, të premten fillon Prishtina Auto Show, që do të zgjasë deri të dielën – nga ora 10:00 deri në 20:00, ku do të prezantohen veturat nga brended më të njohura në botë.

Shumë surpriza ju presin në Prishtina Mall, andaj shkoni dhe kaloni një fundjavë të bukur.