13:06 / E Enjte, 25 Prill 2024 / mp

Murati: Kuvendi nuk po i ratifikon marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar nëpërmjet “Facebook” lidhur me mos ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Sipas tij janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend.

“Së shpejti do të dërgojmë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro.

Pra do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit.

Përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, apo të tilla si Evropa Digjitale, marrëveshje këto të cilat lehtësojnë të bërit biznes e përmirësojnë jetënn e qytetarëve”, ka shkruar Murati.