08:47 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bukuroshja Gigi habitë me këtë foto!

Bukuroshja Gigi Hadid po merr pjesë në javën e modës në Milano.

Në shfaqjen e saj, ajo cka ra në sy përveç stilit të saj të veshjes, ishte një mbishkrim në telefonin e saj, shkruan Indeksonline.

“Mediat sociale dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj mendor” thuhet në shkrimin në telefonin e saj.

Deklarata e guximshme e Gigit vjen dhjetë ditë pasi ajo luti përdoruesit e mediave sociale, që të “kenë më shumë ndjeshmëri për të tjerët”.

Ajo më këtë po i përgjigjej komenteve të bëra për shëndetin e saj fizik në rrjete sociale./Indeksonline/