13:25 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / k.v

Caritas ndan mirënjohje për zëvendëskryeministrin Limaj

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Caritasit në Kosovë.

Me këtë rast ata edhe ia kanë ndarë një mirënjohje zëvendëskryeministrit Limaj për kontributin e tij në rrugëtimin e Caritasit.

Zëvendëskryeministri Limaj e ka vlerësuar punën që po bën Caritasi në Kosovë. Ka thënë se qytetarët e Kosovës në veçanti i ka shquar humanizmi.

“Misioni i juaj është i shenjtë. Humanizmi është mbi të gjitha. Kjo dukuri e ka karakterizuar popullin tonë. E kemi për obligim t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe të papërkrahur. Ne jemi të interesuar t’ju mbështesim në vazhdimin e projekteve të mira dhe ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Caritasit në Kosovë, Don Viktor Sopi, e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj për punën e Caritasit. Ai tha se Caritasi është partner strategjik për institucionet e Kosovës.

“Si Caritas jemi të shtrirë në të gjithë vendin. Misioni ynë është t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ju ftoj ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë mes tjerash Don Viktor Sopi.

Temat: