23:39 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Casillas bëhet njëriu i Championsit, nuk mund ta thyej askush rekordin e tij

Iker Casillas luajti me Porton në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në barazimin e Schalke 1-1.

Portieri spanjoll u paraqit në kompeticionin më të madh në Evropë për të 20-tin sezon  radhazi, shkruan indeksonline.

Ai debutoi në Champions në vitin 1999 kur ishte vetëm 17 vjeç.

Pesë herë portieri më i mirë në botë këtë shifër e ka arritur me Real Madridin dhe skuadrën aktuale.

Kjo shifër është vështirë të thyhet edhe një kohë, pasi që Casillas është ende aktiv dhe mund të luaj edhe sezone tjera. /IndeksOnline/