Çënari, Almeda dhe Ermali gati për një projekt ndërkombëtar (Foto)
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman para një viti është martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi.
Por duket se lidhjet e tij me shqiptarët si rezultat i kësaj martese sa po vinë e po forcohen, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim që ende nuk është bërë publik në mes të Tolgahan, Almedës dhe komedianit shqiptar, Ermal Mamaqi.
Ky i fundit po viziton Turqinë, prej ku edhe ka publikuar një imazh me çiftin e njohur dhe ka thënë se një projekt i ri po vjen.
“Një projekt i ri internacional po vjen” ka shkruar Ermali në këto imazhe.
Ndonëse, për çfarë projekti bëhet fjalë dhe ku do të realizohet nuk është bërë ende e ditur./Indeksonline/