23:00 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj dhe Anita u përgjigjen pyetjeve provokuese, puthen në emision të Ermalit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita do të jenë mysafirë të shtunën në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Çifti si gjithnjë modest, të dashuruar në njëri-tjetrin dhe tejet të hapur e elegant shfaqen edhe në këtë emision, përcjellë Indeksonline.

Ata nuk u kanë shpëtuar pyetjeve provokative të Ermal Mamaqit, teksa me sportivitet janë përgjigjur por edhe kanë treguar pjesë nga jeta e tyre private.

Në një promo të postuar nga prezantuesi Mamaqi mund të shihni në disa sekuenca këtë intervistë interesante dhe mjaftë të ëmbël, ku më të veçantë e bën edhe puthja e ngrohtë e kryeministrit me Anitën./Indeksonline/