20:23 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi i kundërpërgjigjet blogeres që qau në emisionin e tij

Ditë më parë në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ishin të ftuar blogeri i njohur Nas Daily dhe e dashura e tij, Alyne.

Por, si rrallë herë jo gjithçka shkoj siç duhet, gjatë intervistës plasi sherri në mes të moderatorit të emisionit, Ermal Mamaqi dhe blogeres, Alyne, shkruan Indeksonline.

Në një pyetje të bërë nga velina e emisionit, Kejvina Kthjella, blogerja kishte shpërthyer në të qara duke thënë se pyetja nuk ishte aspak qesharake dhe se femrat shqiptare janë të keqtrajtuara.

Alyne më vonë e kishte vazhduar ‘luftën’ me moderatorin disa ditë më vonë, ku publikoj një video në të cilën shpjegonte tërë situatën e krijuar në emision, duke thënë se aty ka shumë seksizëm.

Ndërsa, tani ka ardhur edhe reagimi i Ermal Mamaqit, i cili përmes një video iu përgjigjur blogeres së njohur.

Moderatori dhe aktori i njohur nga Shqipëria, në mes tjerash ka thënë se gjithçka në emisioni e tij vije në kontekstin e shakasë dhe se blogerja e ka përdorur atë si imazh seksizmi.

“Isha i hutuar dhe po ia shpjegoja se ishte thjeshtë shaka, por ajo fillojë të më ofendoj, jo vetëm mua, por çdo shqiptar duke thënë se qenkemi harbutë ndaj femrave. Më vonë ajo bën një video duke më përdorur mua si imazh seksizimi, për të treguar sa i keq jam dhe sa e mirë dhe e drejtë është ajo”  ka thënë mes tjerash Ermal Mamaqi.

Më poshtë mund të shihni videon./IndeksOnline/

Temat: