09:48 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Çfarë po i ndodh futbollistëve? Ylli i Villarrealit humbi vetëdijen gjatë ndeshjes (Video)

Siç duket përdorimi i shumë medikamenteve forcuese dhe jo lejuese në sport, kanë bërë që futbollistët të jenë në rrezik të madh kohëve të fundit.

Vetëm gjatë këtij viti, 4 futbollistë të rinj kanë humbur jetën shkaku i sulmeve të zemrës, transmeton IndeksOnline.

Rasti më i rëndë dhe që mori vëmendjen botërore, ishte ai i Davide Astorit, futbollistit të Fiorentinas.

Mbrëmë në ndeshjen, Villarreal – Athletico Bilbao, futbollisti i të verdhëve, Pablo Fornales humbi vetëdijen dhe u largua nga loja qysh në minutën e 9’të.

Edhe pse ishte pa top, ai ra pa vetëdije në mesin e fushës. Mjekët e dy klubeve reaguan shpejtë, dhe ia ofruan ndihmën e parë futbollistit.

22-vjeçari tani gjendet në spital, kurse klubi i Villarrealit thotë se ai kishte marramendje, dhe tani është në gjendje të përmirësueshme.

Një problem të tillë e kishte edhe N’Golo Kante, futbollisti i Chelseat i cili humbi vetëdijen gjatë stërvitjeve me Blutë e Londrës./IndeksOnline/