22:33 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli: Kosova nesër ka rastin t’i tregojë botës se sa është e etur për sukses në sport

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka pritur përfaqësuesen e Kosovës një ditë para ndeshjes me  Ishujt Faroe.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se si asnjëherë tjetër, nesër Kosova ka rastin t’i tregojë botës se sa shumë është e etur për sukses në sport dhe se sa shumë talentë ka.

“Si asnjëherë tjetër, nesër Kosova ka rastin t’i tregojë botës se sa shumë është e etur për suksese në sport dhe sa shumë talentë ka. Pata kënaqësinë që sonte t’i takoj futbollistët e Përfaqsueses sonë. I urova për sukseset që po shënojnë dhe ju dëshirova që këto suksese të vazhdojnë edhe nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ngjarja e nesërme, mbi të gjitha, do të jetë një nderim për njeriun e madh, legjendën tonë Fadil Vokrrin, i cili punoi shumë për këto ditë dhe këto suksese”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/