08:34 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Çizmet më të mira për të kompletuar veshjen tuaj me stil gjatë dimrit

Shpeshherë gjatë dimrit kur është shumë ftohtë nuk na bie ndërmend të kombinojmë veshjet, apo të shohim se cila na rri më mirë.

Kjo për faktin se kur nisemi për punë zgjedhim rroba të cilat do na mbajnë më nxehtë, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjatë tërë dimrit nuk duhet të kemi rroba apo mbathje të trendit më të fundit.

Kështu, stilistja Emily Moncton ka zgjedhur tre palë çizme si ato më të mirat për këtë sezon të dimrit./Indeksonline/