15:33 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Çmendet” Candreva, grushton futbollistin e Interit (Video)

Situata e Antonio Candreva tek Interi nuk është aspak e mirë. Pasi kaloi një sezon të tërë pa shënuar asnjë gol, sulmuesi italian nuk e ka më të sigurt vendin e tij si titullar.

Por, një episod i nxehtë ka ndodhur në stërvitje ditën e djeshme, kur Candreva ka qëlluar me shpullë një lojtar të ri tek Interi, 18-vjeçarin Xian Emers. Pas një dueli mes të dyve, topi doli jashtë, dhe mbrojtësi pretendoi se nuk e kishte prekur.

Diçka e tillë nervozoi Candrevën, dhe shkoi për ta qëlluar me duar. Gjithçka ndodhi në sytë e Spaletit, ndërsa klubi zikaltër ende nuk ka marrë një vendim për këtë situatë të krijuar.

Temat: