15:50 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Coutinho rrëfen darkën e parë me Messin

Philippe Coutinho njihet si një futbollist që nuk i ka në qejf mikrofonët dhe ekspozimin në media.

Megjithatë, këtë herë, ai vendosi të shfaqë publikisht ndjenjat që ai kishte kur arriti në Barcelonë, përmes një interviste në ESPN.

Përvec të tjerash, Coutinho zbuloi edhe një detaj kur kishte ngrënë darkën e parë me Messin.

Kjo ndodhi kur Suarez kishte të bënte një promocion dhe atë ditë ishin të ftuar të dy.

“Luis dhe Leo janë shumë të afërt, dhe unë tashmë e njihja Luis nga shumë kohë më parë Liverpool, atëkohë ishte ai që e organizoi takimin” .

Philippe vazhdoi: Kur jeni afër Leos për herë të parë ju ndiheni pak nervoz, e njejta gjë më ndodhi në fillim me Gerrardin. Me Leon mendova: “Jam afër lojtarit më të mirë në botë” , por unë pash se ai ishte një person i mahnitshëm dhe se ai është mjaft i qetë.

Cou tregon më tutje përulësinë e tij të madhe dhe respektin që ai ndjen ndaj 10-shit blaugran.

“Kur u ktheva në shtëpi i thash gruas time: “Dreq, kam ngrënë me Messin” – dhe ne të dy qeshnim shumë, ishte shumë qesharake” deklaroi Coutinho. /IndeksOnline/