16:20 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Mësohuni me vendet që besojnë se pavarësia e Kosovës është e gabuar

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se zyrtarët e Kosovës duhet të mësohen me vendet që besojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e gabuar.

Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës, gjithashtu vendeve të rajonit të përmbahen në çështjet që nuk pajtohen me Beogradin.

Në një konferencë për media, Daçiq tha se të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre duke shprehur bindje se procesi i Kosovës nuk ka mbaruar, transmeton Indeksonline.

Daçiq gjithashtu i është përgjigjur deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli që kishte deklaruar se Daçiq ka 300 milionë dollar në dispozicion për të siguruar armë dhe për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës.

Daçiq me këtë rast ka thënë me ironi se do të donte të ishte e vërtetë, madje të ofroheshin edhe bomba atomike. Gjithashtu ai tha se kërkon nga të gjitha vendet e rajonit të diskutojnë hapur port ë përmbahen në çështjet të cilat ata nuk pajtohen.

Duhet përkujtuar që përgjatë periudhës së fundit se nga serbët ka pas deklarime të shpeshta lidhur me tërheqjet e njohjes së Kosovës, të cilat dolën të mos jenë të vërteta./Indeksonline/