10:28 / E Premte, 26 Prill 2024 / S Z

Arrestohen dy shqiptarë në Milano, u kapën me heroinë

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano për drogë. Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh.

Të dyve iu vunë prangat me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës./abcnews.al