15:38 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Dashuri të reja dhe emocione të papërsëritshme, ç’pritet të sjellë kalimi i Venusit në Gaforre për 6 shenjat e para

Dhjetë ditëshi i fundit i muajit maj do të rizgjojë tek të gjitha shenjat e horoskopit emocione dhe energji të reja, të cilat kishit kohë që nuk i provoni. Venusi do të zhvendoset përkohësisht në shenjën e Gaforres, duke përcjellë gjithë dashurinë e tij për zodiakun. Zbuloni më poshtë si do të ndryshojë jeta juaj nën drejtimin e tij:

Dashi: Lëreni mënjanë kokëfortësinë dhe dëshirën për t’i bërë gjërat vetëm. Venusi ju paralajmëron të kujdeseni më shumë për njerëzit që keni afër dhe të mësoni të shijoni çdo moment sikur të ishte i fundit.
Demi: Për Demin, 10-ditëshi i fundit i majit do të sjellë shumë dashuri, aq sa shpeshherë mund të pyesni veten nëse jeni në ëndërr apo është e vërtetë. Partneri mund t’ju suprizojë nga momenti në moment kështu që përgatituni.
Binjakët: Keni nevojë për një këshillues të besueshëm në këtë periudhë të jetës suaj dhe kush më mirë se Venusi mund ta bëjë këtë gjë. Kalimi i tij në shenjën e Gaforres do t’ju ndihmojë të ‘’kaloni në sitë’’ të gjithë njerëzit që ju rrethojnë dhe të kuptoni vlerat dhe rëndësinë e gjithkujt.
Gaforrja: Venusi është planeti i dashurisë, mirëpo për Gaforren ka ardhur momenti të tërhiqet nga jeta sociale dhe të qëndrojë vetëm. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet dhe qëndrimet ndaj gjithçkaje që keni kaluar së fundmi, si dhe të mësoni të doni sërish veten.
Luani: Për Luanin jeta në çift shkon shumë mirë, madje njohjet e reja do të kthen në një romancë të bukur dhe të qëndrueshme. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën profesionale të Luanëve. Do të përballeni me probleme përsa i përket mbarëvajtjes së punës. Kujdes, evitoni debatet dhe merrini gjërat me qetësi.
Virgjëresha: Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si doni ju. Mësoni të respektoni mendimin e të tjerëve, hapësirën e tyre dhe të bashkëpunoni me njerëzit që ju rrethojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të fitoni respektin e tyre.