75 Mall Live Search
23:15 / E Diele, 21 Janar 2024 / AR

9 përfitime që merrni nga përqafimi!

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit, kështu që  merrni pak sekonda dhe përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani ditën ose mbrëmjen.

Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv si psikologjik ashtu dhe fizik.

Ditën Ndërkombëtare të Përqafimit e shpalli në vitin 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e konsiderojnë edhe si ambasador i përqafimit.

Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Përqafoni sa më shumë.

9 përfitime të përqafimit:

Përqafimi liron hormonet e dashurisë

Psikologët theksojnë se përqafimi çliron hormone e dashurisë. E njohur si “hormoni i dashurisë”, oxytocin lirohet në momentin që prekemi. Për shembull, nëse marrëdhënia juaj nuk është e mjaftueshme, atëherë ky hormone nuk çlirohet.

Përqafimi redukton nivelin e stresit

Përqafimi ndihmon në reduktimin e stresit dhe një gjë e tillë do të thotë që tjetri merr mbështetje. Në këtë formë forcohet edhe sistemi imunitar.

Përqafimi forcon sistemin imunitar

Thymusit, përgjegjës për rregullimin dhe balancimin e qelizave të bardha të gjakut stimulohet çdo herë që merrni një përqafim. Kjo është një mënyrë që forcon sistemin tuaj imunitar.

Përqafimi zvogëlon dhimbjet

Instituti i Kërkimeve në Universitetin e Miços, ka kryer studime të shumta mbi rëndësinë e prekjes dhe ka gjetur se përqafimi zvogëlon dhimbjen, redukton nivelet e glykozës te fëmijët me diabet dhe përmison sistemin imunitar.

Përqafimi parandalon depresionin

Të përqafosh një person tregon se sa i rëndësishëm është përsoni për ty. Është një metode e shkëlqyer e komunikimit të dashurisë dhe që tregon kujdes. Njerëzit që marrin shumë përqafime gjatë ditës, janë më pak të prirut të preken nga depresioni.

Përqafimet ndikojnë në gjendjen shpirtërore

Përqafimi stimulon lirimin e dopaminës, një hormone që ngjall kënaqësi në tru, të cilat reduktojnë dhimbjen dhe trishtimin.

Përqafimi nxit lidhje të shëndetshme

Emocionet dhe intimiteti janë themeli i një marrëdhënie të lumtur. Çiftet e martuara që përqafohen shpesh zbulohet se kanë një marrëdhënie të qëndrushme.

Përqafimi mund të ndryshojë jetën

Duke besuar se përqafimi ka efekt pozitiv te një person, budistët besojnë se përqafimi lidh zemrat dhe qeniet tona. Kur përqafojmë ne dhurojmë vëmendje dhe përqendrim, sepse në këtë formë ne jemi në gjendje të shërojmë, të kuptojmë dhe të përjetojmë më shumë lumturi.

Përqafimet reduktojnë frikën dhe ankthin

Edhe nëse përqafoni një pellush, ju do të reduktoni ndjenjat e frikës. Përqafimi na bën të ndjehemi më të sigurt në një shoqëri dhe në këtë formë redukton frikën e të qenët vetëm dhe ankthin.