17:06 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Dejnit ia marrin pikën e vetme të fituar (Foto)

Dejni regjistroi pikën e parë pasi barazoi me Lugun e Baranit me rezultat 1-1.

Megjithatë, skuadrës nga Rahoveci nuk i zgjati shumë gëzimi pasi FFK e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 në favor të Lugut të Baranit.

Kjo pasi Dejni në përbërje kishte futbollist që ishin të regjistruar me klubet e tjera dhe janë paraqitur në këtë ndeshje.

Pas 20 xhirosh, skuadra e fundit në tabelën e Ligës së dytë (Grupi A) mbetët pa asnjë pikë të grumbulluar. /IndeksOnline/