13:10 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Dejni fiton pikën e parë në javën e 22-të (Foto)

KF Dejni nga Rahoveci ka arritur të grumbulloj pikën e parë këtë sezon në Ligën e Dytë (Grupi A).

Skuadra simpatike arriti të barazoj 1-1 kundër Lugut të Baranit që po lufton për tu ngjitur në Ligën e parë.

Kjo pikë vjen në javën e 22-të të Ligës së dytë pas 19 humbjesh radhazi (dy ndeshje nuk janë shtyrë).

LexoSkuadra kosovare që nuk ka asnjë pikë pas 17 ndeshjesh (Foto)

Dejni ka edhe një golaverazh negativ, duke shënuar 11 gola dhe ka pranuar 86.

Megjithatë, skuadra nga Rahoveci meriton respekt pasi ka ndjekur me seriozitet garat duke e lënë rezultatin në plan të dytë. /IndeksOnline/