10:14 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i Kosovës udhëton për në Bruksel, kjo është agjenda e takimeve

Një delegacion nga Kosova ka mbërritur sot në Bruksel. Pala kosovare ndryshe nga herët tjera, në kuadër të dialogut, këtë herë nuk do të zhvillojë takim me palën serbe. Kreu i delegacionit Avni Arifi ka thënë për Indeksonline se shkuarja e tyre në Bruksel ka të bëjë vetëm me prezantimin e rregullt përpara vendeve anëtare të BE-së.

“Po tashmë jemi në Bruksel. Kemi prezantimin e rregullt përpara vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Arifi.

Ai ka konfirmuar se në Bruksel nuk do të kenë takim me palën përfaqësuese të Serbisë por vetëm me atë të Bashkimit Evropian.

Indeksonline ka siguruar edhe agjendën e këtij prezantimi.

Me fillim nga ora 14:00 do të bëhet hapja e takimit përderisa në ora 14:15 nis edhe trajtimi i çështjeve të shumta.

Në pikat të cilat do të diskutohen janë edhe zgjedhjet.

*Për zgjedhjet

*Asociacioni / Krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë

*Për Policinë

*Për Drejtësinë

*Për Mbrojtjen Civile

*Për Marrëveshjet Ndërlidhëse

*Për Marrëveshjen e Energjisë

*Për Marrëveshjen e Telekomunikacioni

Ndërkohë pas pauzës pritet që pala kosovare pranë shteteve anëtare të BE-së të diskutoje për këto pika:

*Për Çështjet doganore

*Në IBM dhe pikat e përbashkëta të kalimit

*Për Lirinë e Lëvizjes

*Për Lirinë e Lëvizjes / Urën në Mitrovicë

*Për Bashkëpunimin rajonal

*Për Njohjen e Diplomave të Universitetit

*Për Kadastrën

*Për Bashkëpunimin me EULEX-in në Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi ka pasur një stagnim që nga arrestimi i Drejtori të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq. Gjuriq ishte arrestuar pas futjes ilegale në shtetin e Kosovës. Gjithashtu së fundi në Kuvendin e Kosovës u tentua të votohej një draft-rezolutë në të cilën do të mundësohej që dialogu Kosovë-Serbi të bëhej në nivel presidentësh./Indeksonline/