13:12 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kur shefi i kabinetit të kryeministrit ishte entuziastë duke thënë se Kosova do të pranohet në Interpol

Kosova ka dështuar edhe këtë herë që të anëtarësohet në Interpol. Por nëse kthehemi prapa në kohë përkujtojmë entuziazmin e shefit të kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh kryenegociator i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi lidhur me këtë anëtarësim.

Arifi përmes një statusi në Facebook, më 2 qershor të këtij viti kishte radhitur lajme të mirat të cilat Kosova do t’i merrte këtë vit.

Ndër këto lajme ishte edhe anëtarësimi në Interpol, transmeton Indeksonline.

Tutje Arifi kishte shkruar se Kosova do të ketë liberalizim të vizave, do të  bëhet me ushtri dhe do të bëhet korrigjimi i kufirit me Malin e Zi.

Nëse shikohet mirë, asnjëra nga këto nuk është realizuar, përveç faktit që Kosova dështoi sot edhe në anëtarësim në organizatës Interpol.

Në raundin e parë Kosova kishte marrë më shumë vota se sa në raundin e dytë. Në raundin parë Kosova kishte marrë 76 vota pro, 56 kundër, dhe 22 abstenime.Kurse në votimin e dytë Kosova ka marrë vetëm 68 vota pro, 51 kundër si dhe 16 shtete kanë abstenuar./Indeksonline/