19:11 / E Hënë, 14 Maj 2018

Dënohet 61-vjeçari pasi vrau shokun i cili kishte lidhje dashurie me gruan e tij

Me 16 vite burg është dënuar nga Gjykata e Ternit 61-vjeçari Kujtim Beli, i cili një vit më parë vrau bashkëkombësin e tij, Durim Hysenin.

61-vjeçari qëlloi për vdekje shokun e tij, pasi dyshonte se ai kishte lidhje intime me ish-gruan e tij.

Beli u vu në pranga menjëherë pas krimit, ndërsa në policia ai pranoi autorësinë e vrasjes, duke shpjeguar edhe motivet.

Ai ka treguar se në vitin 2013, gruaja e tij kishte pasur lidhje intime me viktimën në vitin 2013, çka kishte bërë që ata t’i jepnin fund martesës.

Edhe pse kishin kaluar më shumë se 4 vite, Beli nuk ia kishte harrur shokut këtë ngjarje, duke marrë rrugën për Itali me qëllim vrasjen e tij.

8 ditë i janë dashur 61-vjeçari për të gjetur vendndodhjen e Hysenit, të cilit i ka telefonuar dhe më pas e ka vrarë poshtë pallatit ku banonte.

Ishte pikërisht kjo telefonatë që policia të zbulonte autorin e vrasjes, duke vënë në pranga pas disa orësh Belin.