22:30 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Lëvizja e kufijve provokim lufte

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar idenë për formimin e një ekip uniteti për çështjen e dialogut, pasi sipas tij për këtë punë është e ngarkuar Qeveria e Kosovës.

Gashi në Zona B më tej theksoi se përveç se është devijuese formimi i ekipit të unitetit, konsiderohet edhe provokim lufte çështja e lëvizjes së kufijve.

”Ne kemi kërkuar reciprocitet për Luginën e Preshevës në vitin 2013”.

”Si mund të formohet një ekip i unitetit në mënyrë të njëanshme? Pse duhet të ketë këso lloj ekipesh kur ka institucionet e vendit që mund të merren me to”.

”Pse duhet të ketë një ekip tjetër, kur Qeveria e Kosovës është e ngarkuar të merret me këto çështje”.

”Nëse kryesuesi i qeverisë është i zënë me çështje tjera e jo për çështje madhore, atëherë duhet shkarkuar”.

”Duhet të shihen cilat janë edhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni”.

”Tendenca e ndërtimit të shteteve nacionale kanë shkaktuar luftëra. Duhet të jemi të mençur në këto drejtime. Në këto rrethana duhet të veprojmë strategjikisht”.

”Interesi shqiptar, parimisht mbrohet duke ruajtur stabilitetin e të mos provokohet luftë”.

”Fakti që kërkohet të lëvizen kufijtë, është provokim i luftës”.