15:55 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Dhurata Hoxha: Na keni bërë krenar, Feride sukese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha,ka përgëzuar Feride Rushitin, të shpallur nga Departamenti Amerikan i shtetit, si një ndër gratë më të guximshme në botë.

Hoxha ka thënë se të tilla gra nuk i kanë munguar kombit tonë që nga lashtësia.

Ajo i ka uruar suksese të mëtejme.

Postimi i plotë i saj:

Gratë e guximshme nuk i kanë munguar kombit tonë që nga lashtësia, lavdia e të cilave ka kaluar shumë kufij.
Përgëzime të sinqerta për humanisten Feride Rushitin, të shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si një ndër gratë më të guximshme në botë.
Mirënjohja për punën fisnike të saj, është e çmuar dhe rikonfirmon humanizmin e saj dhe të vendit që i takon.
Na keni bërë krenar, Feride, suksese të mëtejme!