75 Mall Live Search
12:57 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha: Të bashkuar kundër korrupsionit, për zhvillim, paqe dhe siguri

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore kundër korrupsionit, i bashkohet me mesazhin global: Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Dita Botërore kundër korrupsionit, na rikujton detyrimin madhor që të ndërmarrim veprime dhe të nxisim luftimin e korrupsionit, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat që shfaqet ai.

Vendi ynë, nuk mund të shënoj suksese në cilëndo lëmi, as në proceset integruese dhe reformat gjithëpërfshirëse, nëse nuk kemi sukses kundër korrupsionit, kudo që shfaqet.

Andaj, i bashkohemi mesazhit global – Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri!”