18:36 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dy medalje ari në dy sporte të ndryshme, Ledecka shkruan historinë

Ester Ledecka hyn në histori. Pasi triumfoi në mënyrë surprizë në garën e Super Gjigandit në ski, 22-vjeçarja çeke që në fakt është sportiste e snowboard, arriti të fitonte medaljen e artë edhe në disiplinën e saj.

Suksesi i Ledeckas në slalomin gjigand paralel u realizua në finalen përballë gjermanes Selina Joerg. Kjo është hera e parë që një sportiste femër fiton dy medalje ari në dy sporte të ndryshme në të njëjtin edicion të Lojërave Olimpike. Medalja e bronzit u fitua nga gjermania tjetër, Ramona Theresia Hofmeister.

Me triumfin e saj Ester Ledecka përsëriti arritjen e norvegjezëve Johan Groettumsbraten dhe Thorleif Haug, që deri në këto momente ishin të vetmit atletë që kanë fituar medalje të artë në dy ose më tepër disiplina sportive në të njëjtin edicion të Olimpiadës, arritje të realizuara në vitet e largëta 1924 dhe 1928.

Përveçse femra e parë që realizon diçka të tillë, Ledecka është gjithashtu sportistja e parë që e fitoi dy medalje të arta në garat e skive dhe në snoëboard. Pavarësisht moshës së re, në karrierën e saj 22-vjeçarja çeke ka fituar dy tituj botërore, ndërsa në këtë sezon ka triumfuar në 5 nga 8 gara të zhvilluara në Kupën e Botës.