11:42 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

E dashura ime ishte trajtuar keq nga ish-burrat e saj, thotë se nuk do më besoj kurrë

Kur mendova se gjërat po shkonin mirë në marrëdhënien time të re, e dashura ime ka thënë se ajo nuk do të jetë kurrë në gjendje t’i besojë një personi tjetër pas mënyrë se si dy burrat e saj e kishin trajtuar atë.

Unë jam 35 vjeç dhe e dashura ime është 34.

Ajo ka një djalë që është dhjetë vjet. E njohë atë nga ditët tona të shkollës. Ne ishim miq në Facebook dhe miqësia jonë u thellua më vonë.

Në shkëmbenim mesazhe çdo ditë dhe unë e pyeta për “ne”.

Ajo tha se unë jam i përkryer për të dhe ajo do të ishte me mua nëse ajo nuk do të ishte lënduar aq shumë nga dy burrat e saj brutal.

Ajo thotë se nuk mund të jap atë çfarë duhet dhe papritmas tekstet e saj janë ngadalësuar në vetën një ose dy ditë.

Ndoshta isha duke shpresuar shumë, shumë shpejt- por unë jam lënduar.

Përgjigja:

Thuaj asaj se ju mendoni se keni mundësi ta bëni njëri-tjetrin të lumtur.

Sugjeroni që me ndihmë, ajo mund të mësojë përsëri të besojë.

Në këtë mënyrë ajo do të ndihet e sigurt se po bën zgjedhjen e duhur për të dhe djalin e saj./Indeksonline/