20:53 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme, Botërori i vitit 2026 në Korenë e Veriut?

Koreja e Veriut është favoriti i ri për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2026, pasi vendi në fjalë paraqiti propozimin për të marrë për sipër këtë organizim.

Maroku dhe një ofertë e përbashkët e SHBA dhe Kanada ishin fillimisht dy vendet e vetme që paraqitën propozimet, mirëpo tani në garë është futur edhe shteti totalitar.

Në anën tjetër njohës të politikave globale kanë thënë se ky mund të jetë një moment i mirë për të “ftohur” gjakrat mes Koresë së veriut dhe shteteve tjera. /IndeksOnline/