12:55 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Akil Gjakova mbetet pa medalje, eliminohet nga xhudisti bullgar

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka pësuar humbje në raundin e 32-të në Kampionatin Europian të Seniorëve në Zagreb të Kroacisë.

Gjakova u mposht lehtësisht nga kundërshtari i tij, Mark Hristov që vjen nga Bullgaria, shkruan Indeksonline

Kosovari tani mbetët pa medalje në kategorinë -73 kilogram. Gjakova fitoi “luftën” e parë ndaj Martin Hojak.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Seniorëve./Indeksonline/