12:02 / E Diele, 11 Mars 2018

E sulmoi në vendin e punës, policia arreston grabitësin në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka bërë me dije se kanë arrestuar të dyshuarin i cili kishte sulmuar një femër në vendin e saj të punës. Personi i kishte marrë asaj çantën dhe paratë që ishin në arkë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 12:45,

“Rr. Bill Cllinton, Prishtinë 10.03.2018 – 12:45. Viktima femër K-shqiptare ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës ishte goditur me një mjetë të fortë nga person-a të pa njohur. Sipas viktimës, është grabitur çanta e saj dhe parat që kanë qenë në arkë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njesitet policore jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, thuhet në raportin policor, transmeton Indeksonline.

Ndërsa policia ka shtuar se arrestimi është bërë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkruan Indeksonline.

“Rr.Ignaia,Prishtinë. 11.10.2017-06:58. Si rezultat i hetimeve njësiti i hetuesis me datën 10.03.2018 rreth orëe 22:40 ka arrit që ta identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervitimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline/