17:11 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edhe kaq bileta kanë mbetur në shitje për festivalin ‘Sunny Hill’

Nesër do të nis festivali Sunny Hill, një nga ngjarjet e artit më të mëdha të mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

Ky event madhështor këtë vit sjellë yjet në krye me Dua Lipën, për të vazhduar me reperin amerikano-shqiptar, Action Broson, dj Martin Garrix, reperin Gashi e shumë këngëtarë të njohur e të pëlqyer shqiptar.

Ndërsa deri nesër sipas stafit organizativ kanë mbetur edhe 2000 bileta pa u shitur, e që janë në dispozicion të të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e këtij vikendi fantastik./Indeksonline/