13:19 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sistemi i dështuar i shitjes online të biletave për ndeshjen e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot se në orën 12:30 ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen me Azerbejxhanin. Por, ky sistem po del të jetë i dështuar.

Gati një orë tentimi për të blerë një biletë të vetme, ka qenë e pamundur qasja në sistem për të kryer me sukses këtë “pazar”.

Paraqitja e sistemit Error dhe kinse emaili apo pasvordi i gabuar, janë dy problemet me të cilat po përballen blerësit potencial të biletave në sistemin online.

Në adresë të Indeksonline ka shumë raportime se sistemi nuk është duke funksionuar, ashtu siç nuk po funksionin as nga mundësia e blerjes së biletave nga vetë gazetarët./Indeksonline/