17:01 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Edhe ushtrimet e lehta mund të zgjasin jetën e meshkujve

Një studim i ri i botuar në British Journal of Sports Medicine zbulon se edhe vetëm disa minuta të aktivitetit fizik me intensitet të ulët, mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë tek meshkujt e moshuar.

Edhe disa minuta të kopshtarisë çdo ditë mund të zgjasin jetën për njerëzit e moshuar, sugjeron studimi i ri, transmeton Indeksonline.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të rriturit e moshës 65 vjeç e lart të angazhohen në 150 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar çdo javë.

Kjo i bie të paktën 10 minuta në ditë. Aktiviteti aerobik i referohet çdo lloj ushtrimi që përmirëson zemrën dhe mushkëritë. Disa shembuj përfshijnë ecje të shpejtë, vrapim, not, dhe çiklizëm.

Përveç 150 minutave, këshillohet që të moshuarit të angazhohen në aktivitete të forcimit të muskujve, për të paktën 2 ditë në javë.

Nëse aktiviteti i moderuar merr shumë kohë, këto rekomandime mund të ndryshohen në ekuivalente me intensitet të fuqishëm./Indeksonline/