21:15 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Heidi Lushtaku flet për karrierën, por edhe bashkëjetesën me Haxhi Krasniqin

Ajo është një nga femrat më të suksesshme kosovare. E veçantë në bukurinë e saj, tejet modeste dhe mbi të gjitha krenare me vendlindjen e saj. Është kjo modelja, Heidi Lushtaku e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Bukuroshja që shpesh është pjesë e mediave rozë, për Indeksonline ka rrëfyer pjesë nga jeta personale dhe profesioni i saj. Teksa ka treguar edhe për planet e saj në të ardhmen.

Pasi që kemi hyrë në stinën e vjeshtës, Heidi ka folur për pushimet verore, por edhe për rikthimin tek përditshmëria.

‘Kemi kaluar aq bukur këtë verë. Kemi udhëtuar në disa vende në Evropë dhe në Amerikë. Karriera ime po ec në hapa të sigurt. Jam modele komerciale dhe kjo është një punë shumë aktive. Jam në disa projekte në Evropë dhe një në Amerikë. Ndërsa në Zvicër punojë vazhdimisht’.

Duke qenë se është një modele tejet aktive dhe mjaftë e kërkuar, ajo thotë se një pjesë të kohës që i mbetet, dëshiron ta kalojë me prindërit dhe të fejuarin e saj.

‘Tërë jetën time kam bërë shumë sport. Këto kohët e fundit po udhëtoj shumë dhe s’po kam vullnet për sport (por, prapë do t’ia fillojë në momentin kur stabilizohem). Pasioni im më i madh është te kalojë kohë me prindërit e mi. Çdo moment që e kam të lirë ia kushtojë prindërve dhe Robinit’.

Ndryshe Heidi është e fejuara e boksierit të njohur kosovar, Haxhi Krasniqi. Ajo për Indeksonline shpalos edhe detaje nga bashkëjetesa, por edhe për planet në të ardhmen me Krasniqin.

‘Me Robinin po kalojmë shumë mirë. Kemi shumë respekt për punën e njëri-tjetrit dhe vazhdimisht e mbështesim njëri-tjetrin sepse vetëm kështu mundemi ta ruajmë lidhjen tonë. Momentalisht nuk kemi plane për martesë’.

Heidi krejt në fund foli edhe për synimet e saj në karrierë dhe nëse një ditë mendon të investojë në Kosovë me ndonjë projekt.

‘Në Kosovë kam qenë, është vështirë për mua sepse e kam një sistem të punës që mund të jetë i komplikuar atje. Jam e rritur në Zvicër dhe këtu kemi disa rregulla të punës që janë goxha të vështira. Por nëse mundem ta bëj një projekt për ndihmë humanitare në Kosovë, unë jam e para që do ta ngriti dorën’, përfundon modelja kosovare./Indeksonline/