18:02 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edicioni i ri i akademisë së çmimeve ‘Oscar’ vjen me risi

Akademia e arteve “Oscar” ka bërë disa ndryshime. Akademia ka lajmëruar se tashmë do të ketë edhe një kategori të re për filmin më të popullarizuar dhe se ceremonia e çmimeve do të zgjatë vetëm tre orë, transmeton Indeksoline.

Po ashtu u lajmëruar se në vitin 2020 ceremonia do të mbahet më herët se sa zakonisht, pritet që në muajin shkurt të atij vitit.

Këto ndryshime erdhën pasi që shikueshmëria ka rënë për 19%, që në shifra i bie 26 milionë shikues. Për herë të parë në dekadën e fundit shikueshmëria ka rënë nën 30 milionë.

Kritikat për krijimin e kategorisë së re kanë qenë të shumta sepse ky çmim po shihet më shumë si çmim ngushëllues./Indeksonline/