10:04 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj komenton votën e Maqedonisë, thotë se është lajm i mirë edhe për Kosovën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar votën e Kuvendit të Maqedonisë pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit.

“Vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështetje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin. Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon”, ka shkruar i pari i ekzekutivit.

Ai ka thënë se orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon./Indeksonline/