19:18 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Elita Rudi po bëhet nuse, nis rregullimin

Elita Rudi sonte do të martohet me reperin, Gjiko.

Çifti do ta kurorëzojnë dashurinë pas një lidhje tre vjeçare.


Ndërsa po ofron ceremonia e dasmës, bukuroshja tashmë ka nisur përgatitjet për t’u bërë nuse. Ajo ka zgjedhur grimerën Sellma, për t’ia besuar edhe sonte dukjes së saj.


Prezantuesja çdo ditë na ka treguar diçka nga përgatitjet e dasmës, që nga paja, këpucët e ftesat.


Sigurisht sonte e gjithë vëmendja do të jetë nga kjo mbrëmje, e që pritet të jetë një nga ngjarjet më të përfolura të këtij viti./Indeksonline/