11:18 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Fatmir Sejdiu: Rugova e donte një Kosovë me plot miq

Në dymbëdhjetë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi kurorë lulesh dhe bëri homazhe pranë varrit të tij.

Duke e vlerësuar lart punën dhe kontributin e tij, ish-presidenti Sejdiu tha se Rugova përherë do të kujtohet si një ndër liderët jo thjesht politik, por edhe shpirtëror, e që këtë e arriti duke qenë përherë me popullin e tij.

Duke e dashur vendin e tij po aq sa edhe lirinë e popullit të tij, Sejdiu tha se Rugova punonte pandashëm e pandalshëm në arritjen e trinomit Liri, Pavarësi dhe Demokraci, e që për këtë sipas tij, ai punoi deri në frymën e fundit të tij.

Sejduy tha se Rugova e donte një Kosovë me plot miq, për çka edhe theksonte faktin se, drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm, dhe se për këtë kemi nevojë të reflektojmë sot më shumë se kurrë më parë.