Fatmir Sejdiu viziton vendin ku kishte vepruar Nënë Tereza në Indi
Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vizituar gjatë ditës së djeshme Misionin Humanitar ku kishte vepruar deri në amshim Shën Nëna Terezë, në Kalkutë të Indisë.
Sejdiu ka thënë se kjo vizitë ishte një ndjenjë e veçantë dhimbjeje për të sëmurët dhe fatligët gruaja e gjakut dhe gjuhës sonë.
Ky është postimi i tij:
“Vizitë Misionit humanitar ku veproi deri në amshim Shën Nëna Tereze. Dita e djeshme e qëndrimit ne Kalkutë të Indisē – kryeqendrën e dikurshme të këtij vendi, qytetin e kontrasteve që nuk i kisha parë kurrë, ishte e veçantë. Këtë veçanti e karekterizon vizita që i bëmë shtëpisë së Misionit humanitar ku veproj deri në amshim Shën Nëna Tereze.
Ishte një ndjenjë e veçantë dhëmbjeje për të sëmurët dhe fatligët pranë të cilëve ishte deri në amshim kjo grua e gjakut dhe gjuhës sonë, por në tē njejten kohë edhe ndjenjë krenarie se ajo ishtë e paepur gjithe jeten e saj duke e shkrirë atë deri në frymën e fundit për fatin e të tjerëve.
“Për nga gjaku jam shqiptare…” ishte përgjegja e saj e parë për kurreshtarët e përhershëm.
Fjalë të shkruara këto në një tabllo të biografisë së saj të vendosur me shumë fotografi të saj nga fëmijëria. Aty ishin edhe fotografitë e prindërve të saj Kolë dhe Drane Bojaxhiu dhe të familjarëve të mallit të saj të cilët nuk i pa kurrë më.
Në të njejtën dhomë ishte varri i thjeshtë i saj me dritën e pasosur. Në katin e sipër ishte dhoma e saj e vogël dhe shumë modeste. Aty edhe kishte lënë frymen e fundit”, ka shkruar Sejdiu.