13:08 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Femrat aziatike dhe truku i thjeshtë se si mirëmbajnë lëkurën e tyre të përsosur!

Femrat aziatike janë të njohura si femra jashtëzakonisht të bukura dhe që kujdesen për veten, për lëkurën e tyre aq të përsosur e të butë… tingëllon mahnitshëm apo jo? Shpesh herë jemi befasuar se si mund të duken aq rinore dhe të freskëta… Po, vërtetë edhe mund t’i xhelozojmë nganjëherë ato.

Sigurisht sekreti qëndron në mënyrën e veçantë të jetesës por edhe në sasinë e duhur të kujdesit, më saktësisht truqeve që këto zonja i aplikojnë në rutinën e tyre të përditshme. Për shembull – në larjen dhe hidratimin e nevojshëm. Këto nuk veprojnë si ne, por kanë mënyrat e tyre.

Çështja është se pasi ta pastroni fytyrën gjatë larjes, pa nevojën e fërkimit me ndonjë peshqir për ta tharë, ju të aplikoni hidratuesin tuaj. Kur lëkura është ende e njomë, lëkura absorbon materiet ushqyese përmes kremit, andaj edhe rekomandohet ky lloj i kujdesit. Përveç kësaj, gjatë aplikimit të hidratuesit, prisni tre sekonda pas larjes sepse kremi mund ta shfrytëzojë lagështinë e lëkurës dhe për këtë arsye qëndron aq e butë, rrezatuese dhe e hidratuar për një periudhë më të gjatë kohore.

Sigurisht, kjo po që ka kuptim – pas larjes apo dushit poret pastrohen dhe hapen dhe janë të gatshëm për të marrë të gjitha vlerat ushqyese nga kremi që mund të ofrojnë për lëkurën tuaj. Me shumë pak përpjekje dhe mund, në vetëm disa sekonda ju mund të arrini pamjen e përkryer.

Në rregull, nuk është e thënë që të kufizoheni në disa sekonda kohë, por të nënkuptoni vërtetë faktin se mënjëherë pas larjes, sa është ende lëkura e lagësht të ndërmerrni veprimin e aplikimit të hidratuesit apo kremit tuaj të preferuar.