12:37 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Flet deputeti kosovar që i merr mëditjet, por nuk voton, premton se do të vazhdojë njëjt

Imet Rrahmani është njëri nga deputetët më pasiv të Kuvendit të Kosovës.

Ai nuk harron që të marrë mëditjet, por ku vije puna ta votimet, këtë në të shumtën e rasteve nuk e bën.

Por, këtë zanat Rrahmani premton se do të vazhdojë ta bëj.

Ai ka thënë se nuk do të votojë deri sa të vjen momenti me rrëzu qeverinë.

“Jam deputet nga radhët e opozitēs dhe asnjēherë nuk më ka shkuar ndërmend që vota ime të jetë nē funksion të plotēsimit të kuorumit të kēsaj qeverisje të çoroditur!
Jam shumë i lumtur që nga bojkotimi i votimit në situata të caktuara sado pak kam penguar keq qeverisjen aktuale. Sigurisht se kështu do të veproj edhe nē të ardhmen derisa të vjen momenti me votu rrëzimin e qeverisë.
Në atë votim nuk do të hezitoj dhe nuk kam dilema, sepse vota pro ēshtë kontributi më i madh që kam mundësi me ba në tërë mandatin në të mirë të qytetarëve të vendit” shkruan Rrahmani në Facebook./Indeksonline/

Temat: