10:30 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish-ministri, deputeti i LDK-së ironizon me deklaratën e Xhabir Zharkut për zhvillimin e Kosovës

Deklarata e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, i dënuar më gjashtë vjet burgim në Kosovë, po që i iku drejtësisë, duke i strehuar në Suedi, e ka nervozuar ish-ministrin, Imet Rrahmani.

Zharku në një intervistë ka thënë se është kthyer në Kosovë për ta zhvilluar ekonominë e vendit.

“Unë e kam mbajtur dënimin, sepse në bazë të Ligjit thuhet se ose duhet të shkosh në burg ose duhet të jesh larg. Unë i kam plotësuar të gjitha ato kushte, pasi që kam qëndruar 6 vite larg Kosovës, ku kam qenë i dënuar me tri vite burgim”, ka thënë Zharku.

Ish-ministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Rrahmani ka ironizuar me këtë deklaratë duke shkruar një status në Facebook.

“Pshtuam! Urime! Njëri ish kthyer për me zhvillu Kosovën!!!”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.