17:20 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / k.v

Flet kryetari i BSPK-së: U keqkuptova, nuk thirra protestë për rrymën (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka sqaruar deklaratën e tij për thirrje të protestës në maj për ngritjen e energjisë elektrike.

Ajdini në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, thotë se u keqkuptua pasi që ftesa për protestë me 1 maj është e zakonshme që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

“Unë u keqkuptova, thirra protestë për të drejtat e punëtorëve, por duke mos hedhur poshtë edhe kërkesat e tjera që kanë qytetarët e vendit, si energjia dhe probleme të tjera”, tha Ajdini në “Fakt Plus”.

I pyetur pse BSPK nuk iu janë bashkuar protestave të qytetarëve për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, Ajdini thotë se është e vështirë të organizohen protesta brenda ditës.

Ajdini shton se si qytetarë mund të dalim të gjithë por jo si protestë e thirrur nga BSPK, sepse është e vështirë të koordinohen të gjitha sindikatat për protesta.

Për më shumë VIDEO:

Temat: