17:04 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Fluturimi ajror që zgjat më pak sesa pirja e kafesë

Tetë minuta zgjat fluturimi i linjës së re ajrore, e cila është shpallur si fluturimi më i shkurtër ndërkombëtar.

Linja e kompanisë ajrore Aruba Airlines lidh Arubën, ishull në Karaibe nën sovranitetin e Holandës dhe qytetin Punto Fiho në veri të Venezuelës.

Distanca është gjithsej 80 kilometra ndërmjet dy aeroporteve dhe fluturimet kryhen dy herë në javë, derisa bileta më e lirë kushton rreth 200 dollarë.

Para disa vitesh është shuar linja më e shkurtër deri atëherë ajrore ndërmjet Altenrhein në Zvicër dhe Fridrihshafen në jug të Gjermanisë, për shkak të interesimit të vogël të udhëtarëve.

Temat: