21:22 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

“For You” nga Rita Ora dhe Liam Payne me 100 milionë dëgjime në Spotify (Video)

Rita Ora momentalisht është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më aktive në botë, si me koncerte ashtu edhe me projekte të shumta muzikore, shkruan Indeksonline.


Ajo së fundmi erdhi me këngën “For You” bashkëpunim ky me Liam Payne, e cila këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Fifty Shades Freed’, film ku edhe mori pjesë këngëtarja kosovare.
Kjo këngë ka arritur të dëgjohet mbi 100 milion herë në Spotify. Këtë e ka bërë të ditur vet Rita përmes një postimi në llogarinë e saj Instagram./Indeksonline/