12:46 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Dua Lipa shfaqet e lumtur në krahët e aktorit britanik

Dua Lipa dukej e lumtur me të dashurin Callum Turner teksa darkuan së bashku në New York City pas mbrëmjes gala “Time 100” të enjten.

Këngëtarja, 28 vjeçe, dhe aktori britanik, 34 vjeç, mbërritën në vendin e njohur të të famshmëve, “Zero Bond”, duke u mbajtur për dore.

Duke buzëqeshur gjerësisht, Lipa dukej mahnitëse në një pallto trench të zezë mbi një fustan të shkurtër me lule të zeza, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Physical” e plotësoi veshjen e saj me çorape tërheqëse me material rrjete dhe taka që rrisnin gjatësinë e saj.