21:39 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Franca e sundon botën por shikoni çfarë po bëjnë afrikanët në rrjetet sociale! (Foto)

Franca ka arritur që sonte të fitojë Kupën e Botës pasi mposhti kombëtaren e  Kroacisë në finale, duke siguruar kështu titullin e dytë pas atij që kishte fituar në shtëpinë e vet në vitin 1998.

Por nigerianët tashmë kanë pushtuar gjitha rrjetet sociale duke festuar titullin e dytë të Francës në Kampionatin Botëror, që këtë herë mposhti Kroacinë me rezultat 4:2 në Rusi, transmeton Indeksonline.

Me autogolin e shënuar nga Mario Mandzukic dhe gola te Antonio Grizemann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, Franca veçse morën titullin e më të mirëve.

Por përveç kësaj në skuadrën e Didier Deschamps ka shumë lojtarë me prejardhje afrikane dhe nigerianët tashmë kanë vërshuar Twitterin me festimet et yre për këto triumfe./Indeksonline/