15:34 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

“Operacioni shkoi me sukses”, mesfushori argjentinas Enzo Fernandez: Do kthehem më i fortë!

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez është futur në operacion sot gjatë ditës në Londër.

Enzo vuante nga dhimbjet qysh nga fillimi i sezonit aktual, shkruan Indeksonline

Pas operacionit, futbollisti i Chelseat ka bërë një reagim në rrjetet sociale – duke treguar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

“Operacioni im shkoi shumë mirë. Më duhej ta bëja këtë ndërhyrje, sepse kisha dhimbje për më shumë se gjashtë muaj.

“Si me fanellën e Chelseat ashtu edhe të Kombëtares së Argjentinës, unë gjithmonë tentoj ta bëjë më të mirën.

“Ju premtoj se do të kthehem më i fortë se kurrë”, u shpreh Enzo

Gjatë këtij sezoni, Enzo ka zhvilluar 28 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste../Indeksonline/