11:47 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Futbollistët që kanë rekord mungesash për shkak të lëndimeve (Foto)

Kur jemi te lëndimet afat-gjate, vetëm pyesni Jack Wilsheren, i cili mungoi plotë 879 ditë gjatë kohës së tij tek Arsenali.

Ish-mbrojtësi i Newcastlet, Ryan Tatlor është një lojtar tjetër, që ka qenë i pafat me lëndimet e tij. Ai ka munguar rreth 900 ditë gjatë kohës së tij në Premier League.

Imagjinojeni të jeni të shtrirë përreth tre vite për shkak të një lëndimi. E pabesueshme, shkruan indeksonline.

Për disa, lëndimet janë absolutisht një mister.

Vetën shikojeni Luis Suarezin, i cili nuk ka munguar në asnjë ndeshje për shkak të lëndimit në Lierpool, një statistikë e cila përkon mjaft mirë me trupin e sulmuesit uruguaian.

Një lojtar tjetër që ka qenë jashtëzakonisht me fat sa i përket lëndimeve është sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Që prej debutimit të tij në vitin 2009, fituesi i Kupës së Botës bëri 472 paraqitje për klubin dhe Kombëtaren dhe fatmirësisht, nuk ka munguar në asnjë ndeshje të vetme për shkak të lëndimit, transmeton Transfermarket.

Një studim në vitin 2016 ka zbuluar se lojtarët, të cilët kanë munguar më së shumti për shkak të lëndimeve shfaqë lojtarët më të lënduar nga 1 janari i vitit 2012.

Lojtarët si Abou Diaby, Vincent Kompany, Yohan Cabaye, Jack Wilshere dhe Mikel Arteta kanë qenë më të lënduarit nga 1 janari i vitit 2012.

Ndërsa, kur flasim për lëndimet më të shpeshta nga janari i vitit 2012, Mousa Dembele, Vincent Kompany dhe Yaya Toure i prijnë listës me nga 30 lëndime që prej janarit të vitit 2012./IndeksOnline/