19:17 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Alba: S’ka pasur probleme me Dembelen në zhveshtore

Ousmane Demnbele ka qenë pjesë e ballinave të gazetave për të mirë dhe për të keq që prej kalimit te Barcelona – sidomos për shkak të nivelit të disiplinës së tij.

Por, Jordi Alba, mbrojtësi i Barcelonës, ka mohuar se ka pasur atmosferë të keqe ndonjëherë në zhveshtore.

Sulmuesi francez ka pasur disa probleme kohëve të fundit me kohën e stërvitjeve, dhe atij i është thënë se duhet të jetë më profesionist, transmeton IndeksOnline.

”Dembele është shumë i rëndësishëm për ne, të gjithë mund të bëjnë gabime, por në zhveshtore, nuk ka pasur probleme me Dembele”.

”Ai është duke shkëlqyer në fushë dhe jashtë saj, teksa edhe mund të përmirësohet më shumë”.

”Por, ne jemi të lumtur me të”, tha Alba./IndeksOnline/